Hungarisë i merret organizimi i garave në Moto GP
Budapest, 20 mars - Federata ndërkombëtare e motoçiklistëve ka bërë të ditur se Hungaria këtë sezon nuk do të organizojë gara në kampionatin e Moto GP-së, pasi që shtegu në Balatonring nuk do të përfundojë brenda kohës.
Punët në shtegun Balatonring në afërsi të vendit Savoli janë shtyrë, pasi që qeveria hungareze javën e kaluar hoqi dorë nga projekti.
Gara në Moto GP në Hungari është dashur të mbahet vitin e kaluar, por edhe atëherë organizatorët hoqën dorë për shkak të gjendjes së pavolitshme financiare.
Në vend të Hungarisë, gara do të mbahet në Aragon më 19 shtator. Shtegu në Motorlend, në Aragon ka qenë i rezervuar në kalendarin e garave për vitin 2010.
Spanja në këtë formë do të jetë nikoqir i garës së katërt në kampionat, pasi që pos Aragonit, garat do të mbahen edhe në Heres, Barcelonë dhe Valencia.