Hungaria tërheq kandidaturën për Lojërat Olimpike 2024
Budapest, 23 shkurt - Shteti i Hungarisë tërhoqi kandidaturën për organizimin e Lojërave Olimpike 2024.
Qeveria hungareze tha se ky ishte një vendim i përbashkët mes qeverisë dhe Komitetit Olimpik Hungarez.
Një grup nismëtarësh iniciuan një peticion me 250 mijë firma javën e kaluar kundër organizmit të Lojërave Olimpike në Hungari për shkak se ka kosto të lartë.
Qyteti i Budapestit ishte në garë me Los Angeles-in dhe Parisin për organizimin e Olimpiadës 2024.