26 Dhjetor 2024

Hungaria përkrah Kosovën në infrastrukturë dhe edukim sportiv

Budapest, 18 tetor - Në vazhdën e vizitës zyrtare në Hungari, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar Tünde Szabó, Ministre e Shtetit për Çështje të Sporti të Hungarisë.

Ndërmjet ministrit Shala dhe ministres Szabó u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit të Kosovës dhe Hungarinë, duke u ndalur sidomos te përvoja hungareze në infrastrukturën sportive dhe në edukim, dhe u tha se bashkëpunimi në fushën e sportit ndikon në secilën fushë, ndaj është tejet i rëndësishëm.  

Shala dhe Tünde Szabó biseduan edhe për punët që po bën Kosova në përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend, sidomos tani meqë sporti i Kosovës është bërë pjesë e sportit ndërkombëtar dhe kërkohet që të avancohen standardet, në përkim me kriteret ndërkombëtare.

Ministrja e Shtetit për Çështje të Sporti të Hungarisë, Tünde Szabó, e njoftoi ministrin Shala me zhvillimet në sportin në Hungari, me përkrahjen që i jep Qeveria e këtij vendi sportit dhe me mundësitë që janë për të bashkëpunuar ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)