Hulk nuk mohon mundësinë për të kaluar të Real apo Barcelona
Porto, 6 mars - Hulk nuk ka dashur të mohojë mundësinë për të kaluar në njërin nga dy gjigantët spanjoll, Real Madridi apo Barcelona.
Unë jam i lumtur te Porto por cili lojtar nuk do të dëshironte të luante te Barcelona apo Real Madridi? Barca apo Reali, unë do të thoja PO njërin nga këto klube, tha Hulk për A Bola.
Para se të transferohesha te Porto unë kam mundur të transferohem te Atletico Madridi por në fund kam zgjedhur portugezët.