Hulk: Nuk kam marrëveshje me Chelsean
Londër, 11 korrik - Sulmuesi i Portos, Hulk, ka përgënjeshtruar lajmet që thonë se ai ka arritur marrëveshje për të kaluar te Chelsea.
Kalimi në Stamfrod Bridge është aprovuar nga agjenti i brazilianit, mirëpo 25-vjeçari mohon të ketë marrëveshje me Blutë.
Nuk kam marrëveshje me Chelsean apo ndonjë klub tjetër.
Kam edhe katër vite në kontratën time me Porton dhe jam i fokusuar te ekipi kombëtar. Nuk kam folur me askënd, ka thënë Hulk për Lancenet.