Hulk, lojtari më i kërkuar në Evropë
Porto, 5 korrik - Sulmuesi i Portos, Hulk, është lojtari më i kërkuar në Evropë, gjithnjë sipas agjentit të sulmuesit brazilian.
Pinto Da Costa, presidenti i Portos kishte aluduar së fundmi se nuk kishte marrë oferta për Hulk, por agjenti i tij flet ndryshe. 25 vjeçari sipas agjentit të tij është futbollisti më i kërkuar në Evropë.
Ai kurrë nuk ka thënë se dëshiron të largohet nga Porto dhe nuk e ka shprehur këtë as jashtë as brenda fushe.
Ai është lojtari më i mirë në botë dhe është futbollisti më i kërkuar në Evropë. Dua që ai të luajë në Ligën Premier, e ka momentin, ka deklaruar Teodoro Fonseca.