Hulk i kërkon falje Spalletit

Milano, 10 dhejtor - Hulk tregoi hapur zemërimin e tij ndaj teknikut Spalleti kur u zëvendësua në ndeshjen ndaj Milanit në Ligën e Kampioneve duke thënë se ishte e vështirë të vazhdonte aventurën e tij tek Zenit nëse trajner do të ishte italiani.
Por, tashmë sulmuesi brazilian ka kërkuar falje për sjelljen e tij nëpërmjet një interviste për gazetën ruse Sport Express, ku shprehet se çështja është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme.
Zëvendësimin e prita keq sepse jam një lojtar i apasionuar që dua më të mirën për skuadrën. Mendoj se çdo futbollist ka dëshirë të luajë një ndeshje deri në minutën e fundit, theksoi Hulk.
Në lidhje me trajnerin Luciano Spalleti, tha: Ai ka të drejtë të bëjë zëvendësimet që i sheh të arsyeshme dhe gjithçka u sqarua në dhomat e zhveshjes. Jam i gatshëm të kërkoj falje.