Huang nuk ka bërë ofertë për Liverpoolin
Londër, 5 gusht - Biznesmeni kinez Kenneth Huang ka reaguar ndaj spekulimeve të ditës së djeshme të cilat thoshin se ai ka bërë ofertë për Liverpoolin.
\"Në përgjigje të spekulimeve të mediave se Kenny Huang ka bërë një ofertë zyrtare për Liverpoolin, zotri Huang dëshiron të bëjë të ditur se ai është shprehur i interesuar për të investuar në klubin e Liverpoolit, por nuk ka bërë ende ndonjë ofertë zyrtare\", shkruan në komunikatën e lëshuar nga zëdhënësit e Huang.
Të martën është thënë se Huang do të jetë pronari i ardhshëm i Liverpoolit, me ç\'rast do të sillte në Anfield lotjarë si Lionel Messi.