Huang, 480 milionë për Liverpoolin
Liverpool, 10 gusht - Biznesmeni kinez, Kenny Huang, thuhet se është shumë pranë lansimit të një oferte prej 480 milionë euro për blerjen e Liverpoolit.
Është thënë fillimisht nga zëdhënësit e Huang se ai nuk do të bëjë ofertë, por The Daily Telegraph njofton se Huang pritet që të bëjë një ofertë zyrtare prej 480 milionë euro në ditët në vijim, në mënyrë që të marrë nën drejtim Liverpoolin.
Po ka spekulime se serioz në garë për blerjen e Liverpoolit është edhe Yahya Kirdi, miliarderi sirian i cili ka premtuar investime të mëdha në Anfield.