Howard Webb, arbitri i finales së Johanesburgut
Johanesburg, 9 korrik - Do të jetë anglezi Howard Webb arbitri i finales së madhe të Johanesburgut mes Holandës dhe Spanjës.
Lajmin e bën të ditur FIFA nëpërmjet një komunikate që vërteton kështu zërat e ditëve të fundit që e shikonin Wbb si emrin më të mundshëm për të drejtuar finalen e 11 Korrikut në Soccer City.
Asistentët e tij do jenë anglezët Darren Cann e Michael Mullarkey, ndërsa arbitër i katërt japonezi Yuichi Nishimura. Finalja për vendin e tretë, Uruguaj-Gjermani në Nelson Mandela Bay/Port Elizabeth do drejtohet nga meksikani Benito Archundia.