Hollanda, gjysëmfinalistja e parë, Brazili eliminohet
Johanesburg, 3 korrik - Holanda ka siguruar e para biletën për në gjysmëfinalet e Boterorit 2010. Skuadra e Bert van Marwijk ka mundur 2-1 me përmbysje Brazilin falë dy golave të di Sneijder, i cili ktheu avantazhin e fillestar të firmosur nga Robinjo.
Pjesa e pare e sfidës ne Nelson Mandela Stadiom do të dominohej nga të besuarit e Dungës, por Holanda do të zgjohej në fraksionin dyte, ku pas barazimit do te përmbyste gjithçka edhe fale harakirit të Felipe Melos.
Futbollisti i Juventusit ishte protagonist te goli i pare i holandezeve, ndërsa me pas do të linte skuadrën e tij me dhjete lojtare si pasoje e një ndërhyrje te rende ne dem te Robben.
Në fushë skuadrat zbresin me të njëjtin modul, 4-2-3-1duke krijuar nje pasqyrim ne fushen e lojes. Gjithsesi, Brazili niset shpejt, i ydhehequr nga Robinjos, qe do te gjente rrugen e rrjetes shumë shpejt, por ne sherbimin e Lusi Fabianos do te zihej ne pozicion jashte loje. Gjithsesi goli i avantazhit do te vinte shume shpejt, me saktesisht ne minuten e 10-te. Asist i Felipe Melos dhe nje goditje e shpejte e sulmuesit te Santos do të linte pa shpresa Stekelmburg. Goli i jep besim Selecao, nderkohe qe shokon hollandezet. Të besuarit e Dunges vejne shpesh here ne veshtiresi mbrojtjen oranje por nuk arrijne te finalizojne ate qe mund te ishte goli i qetesise. Juan, Kakà dhe Maikon do ti afroheshin dyfishimit, por pa e gjetur ate, duke lene per pjesen e pare avantazhin minimal te skuadres braziliane.
Askush nuk e di se cfare mund ti këtë thënë van Marwijk skuadrës se tij ne dhomat e zhveshjes, por e sigurt eshte qe ka gjetur fjalet e duhura. Tulipanet shfaqen ndryshe me rikthimin ne fushe dhe do te gjenin shume shpejt golin e barazimit. Një harkim pa shume pretendime i Snejder do te gjente te papregatitur Julio Sezar dhe Felipe Melo, nderkohe qe nje devijim i ketij te fundit do ta dergonte topin ne rrjete. Barazimi i jep krahë holandezeve te shtojne ritmin dhe marrin ne kontroll lojen duke vene nen presion Brazilin, qe ende nuk ka pare me te keqen. Snejder do te shenonte golin e dyte, i harruar brenda zones se pese here kampioneve te botes, qe shohin token tiu permbyset nen kembe.
Për te zbehur shpresat e Dunges dhe te Besuarve te tij ne nje sukses, mendon Felipe Melo. Juventini ndërhyn rende ndaj Roben, duke fituar vetëm një karton te kuq qe do ta linte Brazilin me dhjete lojtare ne fushën e lojës. Me forca me te pakta, skuadra e Dungës sulmon në mënyrë te deshperuar dhe pa ide, ndërkohe qe le shume hapësira pas, qe gjithsesi nuk shfrytëzohen nga holandezet. Por 2-1 mjafton dhe skuadra e Bert Van Marwijk ka kthyer ne shtepi pese here kampionet e botes, ndërsa ka arritur një sukses duke fituar një vend mes kater me te mirave te botes.