Holandë- Japoni, ndeshja për kreun e grupi E
Johanesburg, 19 qershor - Holanda ka të gjitha arsyet ti japë Japonisë respektin e duhur kur dy skuadrat të përplasen sot në Durban, jo vetëm sepse Samurait blu surprizuan 1-0 Kamerunin, por edhe pse kjo ndeshje me shumë mundësi vendos vendin e parë të grupit E.
Pas fitores 2-0 ndaj Danimarkës, tulipanët nuk kërkojnë të shpërqendrohen, ndërsa në formacionin e teknikut, Bert van Marwijk, pritet të mungojë sërisht mesfushori Arjen Robben. E megjithatë tekniku nuk ka ndërmend asnjë ndryshim, duke preferuar sërisht impresionuesin, Eljero Elia, ta nisë lojën nga pankina, për ti dhënë hapësirë Van Der Vaart.
"Kjo do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Të dyja skuadrat kërkojnë të fitojnë dhe vijnë nga suksesi në ndeshjen e parë. Kështu ne e dimë se sa e rëndësishme është dhe nuk mund ta krahasosh me një ndeshje miqësore," ka deklaruar Van Marwijk, duke iu referuar miqësores në vigjilje të Botërorit, që hollandezët fituan 3-0 kundër Japonisë.
Robin Van Persie do të udhëheqë sulmin e Hollandës, i mbështetur edhe këtë herë nga treshja pas tij Van Der Vaart, Shnajder Kuyt. Në mbrojtje në balotazh është qendra e Everton Heitinga me atë të Stuttgard, Khalid Boulharouz, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës nuk ka ndryshime, nga ajo që mundi danezët në ndeshjen e parë.