Hoewedes dhe Boateng në shënjestër të Bayernit
Munich, 29 mars - Mbrojtësi i Schalkes, Benedikt Hoewedes dhe mbrojtësi i Manchester Cityt, Jerome Boateng, janë dy emrat e mundshëm që mund të veshin fanellën e Bayern Munichut- raporton Kicker.
Javët e fundit kampioni gjerman është lidhur me në numër transferimesh për afatin kalimtar veror.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, drejtori sportiv Christian Nerlinger tha se gjatë verës klubi bavarez do të transferojë së paku një ose dy mbrojtës.
22-vjeçari Boateng konsiderohet si opsion i mirë pasi mund të luajë në pozita të ndryshme në mbrojtje, ndërkohë Bayerni do ta ketë vështirë tra transferojë 23-vjeçarin Hoewedes, pasi që pritet tia rrëmbejë Schalkes portierin Manuel Neuer.