Hoeness mohon akuzat për evazion fiskal
Mynich, 2 maj - Presidenti aktual i Bajernit të Mynichut, Uli Hënes, ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike akuzat se llogaria e tij sekrete në një bankë në Zvicër është përdorur nga klubi bavarez për tiu shmangur taksave, duke kryer transaksione të fshehta.
Hënes po hetohet nga prokuroria gjermane për evazion fiskal, pasi u zbulua se ai ka një llogari bankare sekrete, e cila ka qenë aktive për më shumë se 10 vjet, ku janë depozituar rreth 20 milionë euro.
Numri 1 i klubit gjerman është vënë nën presion sa i përket pozicionit të tij në këshillin mbikëqyrës të klubit bavarez, ku bëjnë pjesë përfaqësues të kompanive të mëdha si Audi dhe Adidas.
Pavarësisht fakteve të zbuluara nga prokuroria gjermane, kupola drejtuese e Bajernit deri tani i ka dalë në mbrojtje presidentit Hënes.