23 Dhjetor 2024

Histori golash të shënuar nga distanca

Milano, 22 tetor - Bëma” e Stankoviçit sezonin e shkuar në Gjenovë duhet t’i ketë rikujtuar portierit gjenovez Amelia, një gol që e kishte pësuar edhe gjatë sezonit të kaluar. Goli i ngjashëm me atë që u shënua në “Marasi” në derbin mes Palermos dhe Katanias, i luajtur me 1 mars, në javën e 7-të.

Katania ashtu si dhe Interi ishte në avantazh me dy gola. Amelia, që atëherë ishte portier i Palermos, është jashtë portës edhe në këtë ndeshje, por Maskara, fantazist i Katanias, godet fluturimthi pothuajse nga gjysma e fushës duke shënuar.

Pjesa e parë po përfundonte si ndeshja në Gjenovë, por atëherë përfundoi 4 0 për Katanian. Dy javë më vonë Maskara realizon një tjetër “bëmë” të ngjashme në Udine, duke shënuar nga larg golin e përkohshëm të avantazhit për Katanian dhe më pas ndeshja do të përfundonte në barazim 1 1.

MARADONA Por të shënosh pothuajse nga gjysma e fushës nuk është një risi. I paharrueshëm do të mbetet goli i shënuar në Veronë më 20 tetor të vitit 1986 nga Maradona. Diego është pak metra larg nga mesi fushës, merr një top nga një mbrojtës, e kontrollon me të djathtën dhe lëshon me të majtën një top djallëzor që do të habiste Xhulianin. Është goli i rezultatit 3 0, kur më pas Napoli do të shënojë edhe dy të tjerë.

BEKHAM Edhe Bekham në moshën 21 vjeçare ka shënuar një gol nga larg, kur luante me Mançesterin: mesfushori e kishte vënë re që portieri i Uimbëlldonit, Salivan kishte dalë nga porta ndaj ka gjuajtur thuajse nga mesi i fushës. Disa vite më vonë Devidi përsëriti një gjë të tillë edhe në SHBA me Galaksi n, duke habitur këtë herë portierin e Kansas Sitit, Uizard, komplet jashtë pozicionit.

Ndërkohë përsa i përket kampeve ndërkombëtare, golat e shënuar nga mesi i fushës janë: i pari është ai i Martin Palermos në ndeshjen Boka Indipendente të vitit 2007, i cili pas një topi të fituar lëshon një gjuajtje të fuqishme duke shënuar. Goli i dytë është ai i Ksabi Alonsos me Liverpulin kundër Njukasëllit, duke përfituar nga rrëshqitja e portierit. Ndërkohë i treti është ai i Diegos kur luante me Verder Bremenin ndaj Aht it në minutën e 90 të, ndeshje që përfundoi me rezultatin 3 1 në favor të Verderit.

GOLA SHËNUAR NGA PORTIERËT Janë edhe portierët që kanë shënuar gola nga larg, edhe pse ndoshta në mënyrë të pavullnetshme. Një i tillë është ai i i vitit 1993 nga paraguajani Luis Shilavert. Një lojtar i River Plejt it ndodhet në tokë në gjysmën e fushës së Velezit, ndërkohë Shilavert gjuan befasisht drejt portës kundërshtare, por së bashku me kolegun e tij ishte i bindur se loja nuk kishte rifilluar.

Në fakt gabonte. Goli ishte i rregullt, sepse loja kishte rifilluar, por ai nuk e kishte vënë re. Është edhe anglezi Pol Robinson që ka shënuar gol. Këtë herë pas një ndëshkimi të dhënë nga një distancë prej 88 metrash: Ben Foster numri një i Blekbërnit, mashtrohet nga një kërcim dhe pëson gol. Në fund të ndeshjes Robinson i kërkon falje kolegut të tij.

GOLA TË NJËJTË Në Itali janë tre raste të tilla që kanë ndodhur në vitet e fundit. Me 1 prill të vitit 2007 është Kualjarela në ndeshjen Kievo Sampdoria që do të përfundojë me rezultatin 1 1. Sulmuesi i Juves (atëherë i Sampdorias) merr një top thuajse nga gjysma e fushës, stopon me gjoks, shikon portierin dhe më pas godet shumë të bukur, duke shënuar.

Pak kohë më pas, më 6 maj, është Vieri (me Atalantën) që do të shënojë një gol nga distanca ndaj Sienës. Për Bobon ishte fundi i një pauze pa shënuar, që zgjaste që nga 26 tetori i vitit 2005. Në Serinë B është shënuar një gol, nga një distancë akoma më e largët. Është goli i shënuar nga mesi i fushës prej lojtarit Andrea Lazari më 22 dhjetor 2007, në ndeshjen Groseto Piacenca.

TRE GOLAT E REKOBËS Në sezonin tij të parë (97 98) me Interin Alvaro Rekoba ka shënuar tre gola në tetë ndeshje. Në ditën e parë ka një pritje të bujshme për Ronaldon, por në fakt do të jetë uruguajani protagonist. Breshia është në avantazh në “San Siro” dhe më pas Interi do ta përmbysë atë me dy gola të Rekobës nga distanca. Goli i tretë do të jetë akoma më spektakolar në barazimin 1 1 ndaj Empolit më 25 janar 1998, luajtur në fushën e këtyre të fundit, ku Rekoba me një gjuajtje të bukur nga krahu i majtë, jo shumë larg nga mesi i fushës do të shënojë.

REKORDI I FERRARIT I pari gol spektakolar nga distanca për Enco Ferrarin është ai i shënuar ndaj Romës nga 77 metra. Më 21 dhjetor të vitit 1969, në “Olimpiko” luan Palermo. Kur loja po shkonte drejt fundit të pjesës së parë, portieri kuqezi Ferreti ia kalon topin Ferrarit, që sheh Trojan të vetëm në gjysmëfushën e Romës. Një gjuajtje e bukur ku në ndihmë do t`i vijë edhe era që atë ditë ishte shumë e fortë.

Topi fluturon shpejt, parakalon Xhinulfin duke hyrë në portë. Në pjesën e dytë do të jetë Kapelo që do të barazojë për Romën. Ishte një gol i pavullnetshëm, por rekordi vazhdon të qëndrojë. Gjithashtu Ferrari (i ati e quajti Enco për nder të Dreik) do të dhurojë më vonë një tjetër surprizë. Ai është i pari trajner italian që fiton në “Bernabeu”, gjatë kohës që drejtonte Saragozën në vitet 84 85.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)