Higuain: Sezon me rekorde
Madrid, 17 mars - Sulmuesi argjentinas në radhët e Realit të Madridit, Gonzalo Higuain, po luan sezonin më të mirë në karrierën e tij.
Ai në ndeshjen kundër Valjadolidit shënoi hat-trikun e parë këtë edicion, duke arritur kuotën e 19 golave të shënuar në këtë sezon.
Me këto gola të shënuar argjentinasi arriti kuotën e 51 golave të shënuara në La Liga, dhe me vetëm 22 vjet e 94 ditë u bë futbollisti i gjashtë më i ri që ka arritur deri te ky numër.
Pozitën e parë në këtë listë ende e mban legjenda e mbretërve Raul, i cili kuotën e 50 golave e arriti në moshën 20 vjet e 78 ditë.
Përveç këtij rekordi, Higuain po tregohet edhe mjaft efikas në realizmin e rasteve për gol, pasi që sipas statistikave, argjentinasi shënon gol në çdo 74 minuta të kaluara në fushë.
Pas tij vjen Lionel Mesi i cili realizon në çdo 88 minuta ndërsa Kristiano Ronaldo qëllon portën në çdo 97 minuta të kaluara në fushë.