Higuain kalon zyrtarisht tek Milani
Milano, 3 gusht - Futbollisti argjentinas Gonzalo Higuain tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e Milanit.
Në një deklaratë nga klubi italian “Milan” thuhet se futbollisti 30-vjeçar është huazuar për 18 milionë euro me opsion për blerje për një shumë shtesë prej 36 milionë euro.
Higuain, i cili dy vite më parë ishte transferuar nga “Napoli” tek “Juventus”-i për 90 milionë euro, vitin e kaluar shënoi 16 gola me fanellën e "Zonjës së vjetër" në ligën e parë italiane “Serie A”.
Gjithashtu “Milan” ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare edhe me mbrojtësin 24-vjeçar italian të Juventusit, Mattia Caldara.
Juventusi në një njoftim nëpërmjet faqes së tij bëri të ditur se Leonardo Bonucci, i cili luante për Milanin, i është rikthyer ish-ekipit të tij, Juventus.
Mbrojtësi Italian 31-vjeçar Bonucci vitin e kaluar nga Juventusi kaloi në Milan.