Higuain golashënuesi më efektiv në historinë e Real Madridit
Madrid, 6 prill - Argjentinasi Gonzalo Higuain është golashënuesi më efektiv në historinë e Real Madridit në La Liga, shkruan AS.
Sulmuesi 22-vjeçar shënon pas çdo 69 minuta dhe nëse arrin të mbaj këtë rritëm, El Pipita do të hyjë në historinë e Klubit nga Bernabeu.
Rekordin sa i përket efikasitetit të golave të shënuar në La Liga e mban Manuel Aldaj i cili në sezonin 1941/42 kishte shënuar gol pas çdo 74 minutave. Në atë sezon Aldaj kishte zhvilluar 19 ndeshje duke regjistruar 1.710 minuta.
Deri më tani Higuain ka zhvilluar 23 ndeshje, apo1604 minuta dhe 23 gola.
Gonzalo për momentin është golashënuesi më efektiv për këtë sezon në La Liga, duke shënuar pas çdo 69 minutave, ndërkohë pas tij renditen bashkëpatrioti i tij, aktualisht kryesues i listës së golashënuesve, Lionel Messi i cili shënon pas çdo 83 minutave, Kristiano Ronaldo ( pas çdo 97 min.), Zlatan Ibrahimoviç (123 min.) David Vilja (126min.) dhe Diego Forlan (147 min.).