Hidhet shorti i Ligës së Kampioneve
Nion, 18 mars - Është hedhur sot paradite shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve në Nion të Zvicrës.
Chelsea do të ndeshet me Manchester United në një derbi anglez.
Inter do të ketë përballë gjermanët e Schalke 04 dhe në rast kualifikimi do të ndeshen me fituesin e çiftit anglez.
Përsa i përket gjigandëve spanjollë, Barcelona do të ndeshet ndaj ukrainasve të Shakhtar Donetsk ndërsa Real Madrid do të ketë përballë anglezët e Tottenham Hotspurs, duke bërë të mundur përballjen mes tyre në gjysmëfinale në rast kualifikimi.
Këto janë çiftet e ¼ të Ligës së Kampioneve:
Real Madrid-Tottenham
Chelsea-Manchester Utd
Barcelona-Shakhtar Donetsk
Inter-Schalke 04
Ndeshjet e para do të luhen më 5 dhe 6 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më 12 dhe 13 prill.