Hiddink trajner i Anzhit për 10 milionë euro në sezon
Moskë, 18 shkurt - Nuk do të jetë Fabio Capello ai që do të drejtojë skuadrën e Anzhi: trajneri i ri i klubit të Makhachkala është Guus Hiddink.
Tekniku holandez ka arritur të nënshkruajë një kontratë 18 mujore më shoqërinë e Daghestan.
Ai do të marrë një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon.
Hiddink aktualisht ndodhet në Belek, në Turqi, ku Anzhi po përgatitet për ndeshjet play-off të kampionatit rus.
Ish-menaxheri i Chelsea ka zënë vendin e teknikut që dha dorëheqjen Krasnozhan dhe do të jetë dhe në rolin e zëvendës presidentit.