Heynckes rikthehet në stolin e Bayern Munchen
Munchen, 5 tetor - Pas shumë kandidatësh të përfolur si pasues të Ancelottit, drejtuesit e klubit gjerman duket se kanë gjetur edhe emrin ideal që do të pasojë italianin.
Jupp Heyckens është emri që do të drejtojë kampionët gjermanë, një emër jo pak i njohur për bavarezët.
Heyckens ka qenë trajneri që ka çuar Bayern Munchen drejt titullit të fundit të ngritur në Europë, e jo vetëm.
Nën drejtimin e 72-vjeçarit, Bayern Munchen realizoi në 2013-ën edeh tripletën për gjermanët, të cilët përveçse Champions League, ngritën edhe Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.
Me të gjitha gjasat Heyckens do drejtojë bavarezët deri në fund të sezonit.