Hetemaj, në vend të Van Bommelit
Milano, 19 mars - Mesfushori i Milanit, Mark van Bommel ka bërë të ditur se gjatë verës mund të rikthehet në PSV Eindhoven.
Përpos tij, Massimo Ambrosini është vjetruar dhe karriera e Gennaro Gattusos po shkon drejt fundit, pas problemeve me sy.
Për këtë, udhëheqësit e klubit Rossoner janë duke e kërkuar zëvendësuesin e tij qysh tash. Uebfaqja bleacherreport.com e ka publikuar listën e 10 futbollistëve, që mund ti bashkohen kampionit italian gjatë verës, për ta freskuar mesfushën defanzive.
Njëri ndër ta është edhe futbollisti kosovar, Përparim Hetemaj. Përfaqësuesi finlandez është duke shkëlqyer në futbollin italian në dy sezonet e fundit, ndërsa shquhet me angazhimin e tij të pashoq, duke dhënë kontribut si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv.
Ndër emrat e tjerë që përmenden si përforcime të mundshme të Milanit për sezonin 2012/13 janë edhe Luca Cigarini (Atalanta), Mohamed Diamé (Wigan), Philipp Bargfrede (Werder), Etienne Capoue (Toulouse), Alejandro Faurlín (QPR), Javi Fuego (Rayo Vallecano), Radja Nainggolan (Cagliari), Riccardo Montolivo (Fiorentina) e Yann MVila (Rennes).