Hernandez pëson tronditje në kokë
Manchester, 28 korrik - Sulmuesi meksikan i Manchester United, Javier Hernandez ka kaluar natën në spital, pas tronditjejes në kokë gjatë stërvitjeve në Arena Red Bull në New Jersey.
Menaxheri, Sir Alex Ferguson dhe skuadra e tij mjekësore ishin të shqetësuar dhe e dërguan Hernandezin në spital, ku ai qëndroi nën vëzhgim e mjekëve amerikan gjatë gjithë mbrëmjes së kaluar.
Po e vërtet është se Chicharito ka pësuar një tronditje në kokë. Ne e dërguam atë në spital. Pas kalimit të testeve mjekësore me sukses, besojmë se sot do të dalë nga spitali. Chicharito do të pushojë për disa javë nga aktivitetet sportive deklaroi trajneri Sir Alex Ferguson.
Sulmuesi, i cili shënoi 20 gola që në sezonin e parë me fanellën e Djajve të Kuq do të qëndrojë rreth 3 javë jashtë fushave të blerta.
Ai nuk do të paraqitet në ndeshjen e 7 gushtit kundër rivalëve lokal, Manchester City për trofeun Community Shield por, edhe ndeshjen e pare kampionale të United më 15 Gusht kundër West Brom-it.