22 Dhjetor 2024

Henry: Përgjithmonë tifoz i Arsenalit

Londër, 31 mars - Ish-sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry, është shprehur se ishte tejet i emocionuar pak para nisjes për në Londër, para takimit çerekfinal që zhvillohet në Emirates.

“Jam shumë i emocionuar. Para shortit thashë se nuk dua të takohem me Arsenalin. Por, nuk kemi çfarë të bëjmë dhe duhet të japim më të mirën. Ishte një ekip ndaj të cilit nuk doja të luaja për arsye që dihen, por ja që ndodhi. Do të jetë e çuditshme kthimi në shtëpi, sidomos në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”.

“Që pas ardhjes time në Barcelonë, unë kam qenë vetëm një herë në Emirates, para katër muajve kur ata luajtën ndaj Blackburnit. Kjo do të jetë vetëm hera e dytë. Nuk e di si do reagojnë njerëzit. Unë kam lidhje të veçantë me tifozët e Arsenalit. Ata janë të mrekullueshëm. Të pabesueshëm. Ata gjithnjë të mbështesin dhe ndihmojnë ekipin”.

“Tani jam tifoz i Arsenalit dhe gjithnjë do të jem një i tillë. Kur Arsenali luan dhe unë mund ta shoh ndeshjen, të jeni të sigurt se do të më gjeni para TV-së”, u shpreh i emocionuar Henry.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)