Henry më i paguari në futbollin amerikan
New York, 8 maj - Si çdo vit, Major League Soccer publikoi pagat e të gjithë futbollistëve të skuadrave për vitin 2013 dhe në krye të saj është Thierry Henry.
Sulmuesi 35-vjeçar i New York Red Bulls përfiton 3.75 mln dollarë dhe me bonuset gjatë sezonit ajo shkon në 4.5 mln.
Ish kapiteni i Arsenalit u transferua në 2010 në SHBA te Red Bulls ku deri tani në 74 ndeshje ka shënuar 34 të tillë. Pas tij
në këtë renditje pozicionohet irlandezi Robbie Keane i cili te Los Angeles Galaxy përfiton 4.3 mln dollarë së bashku me
bonuset ndërsa podiumin e plotëson australiani Tim Cahill me 3.6 mln USD me bonuse të cilat i përfiton te NY Red Bulls.