Henry kthehet në Arsenal
Londër, 18 nëntor - Katër vite pas largimit, Thierry Henry kthehet në Arsenal. Natyrisht, jo për kohë të gjatë.
Me të përfunduar sezonin në MLS ai e luti Wengerin që të bëhej pjesë e stërvitjeve në mënyrë që ta mbajë formën e tij.
Francezi ishte mëse i lumtur që ta lejojë bashkëkombësin e tij në stërvitjet me Arsenalin me kategorinë e të rinjve e më pas edhe me ekipin e parë.
Raportohet se Wengerit mund ti shkojë mendja ti ofrojë ndonjë kontratë të shkurtër idolit të Gunners.