Henry afër rikthimit te Arsenali
Londër, 7 dhjetor - Thierry Henry ka pranuar të rikthehet për të dytën herë rresht në formë huazimi te Arsenali në muajin janar.
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit londinez mund të qëndrojë te ekipi i Wengerit për 6 javë, ashtu si sezonin e kaluar.
Tashmë mbetet që Arsenali të negociojë me klubin e tij, New York Red Bulls, për të arritur zyrtarisht akordin.