Henderson zgjidhet futbollisti i vitit në Angli
Londër, 24 korrik - Shoqata e Gazetarëve të Sportit në Angli (FWA) ka zgjedhur kapitenin e Liverpoolit, Jordan Henderson, si futbollisti i vitit në Angli.
Sipas një deklarate nga FWA, në votimin që u zhvillua me pjesëmarrjen e mbi 500 gazetarëve, futbollisti 30-vjeçar anglez u zgjodh si futbollisti i vitit, duke lënë pas rivalët e tij Kevin de Bruyne nga “Manchester City”, Marcus Rashford nga “Manchester United”, si dhe Virgil van Dijk dhe Sadio Mane nga “Liverpool”.
Në të gjitha përballjet, Henderson e ka veshur fanellën në 40 ndeshje dhe ka shënuar katër gola.