Hapet Muzeu i atletikës ballkanike
Athinë, 21 maj - Atletika ballkanike tanimë ka muze të vet, i cili gjendet në Athinë dhe qe inauguruar personalisht nga Dobromir Karamarinov, president i Asociacionit të federatave atletike ballkanike.
Muzeu është i vendosur në afërsi me stadiumin antik olimpik në qendër të kryeqytetit grek. Në të ka shumë fotografi dhe sende nga vet krijimi i organizatës Ballkanike, e cila është forma e parë e organizimit të atletikës në Evropë.