Hapet Muri i Kujtimeve me fotografi të sportistëve

Gjilan, 24 qershor Komuna e Gjilanit ka bërë sot hapjen e Murit të Kujtimeve me fotografi të klubeve të ndryshme, të lojtarëve e organizimeve rinore, përkatësisht në stadiumin ndihmës të futbollit, në palestrën e sporeve Bashkim Selisha-Petriti dhe në Shtëpinë e Rinisë.
Në këto ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e sportdashës të të gjitha kategorive.
Me anë të këtyre fotografive i kujtojmë edhe ata që nuk janë në mesin tonë sepse klubi i parë i futbollit Drita është themeluar para disa dekadave, për tu themeluar edhe Gjilani më vonë, pastaj klubet tjera në të gjitha kategoritë e sportit. Me anë të këtyre fotografive ne po i qesim në pah figurat tona sportive e klubet, që janë emblemë e sportit gjilanas, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Gjatë ditëve në vazhdim do të vendosen edhe fotografitë gjyqtarëve, punëtorëve sportiv, e kategrorive tjera.
Komuna e Gjilanit u bënë thirrje të gjithë atyre që posedojnë fotografi të vjetra, ti sjellin në Njësinë e Sportit, në mënyrë që të vendosen nëpër muret e institucioneve.