Hamsik qëndron te Napoli
Napoli, 22 maj - Marek Hamsik nuk planifikon të largohet nga Napoli, sepse beson që skuadra e tij do të garojë për titull në sezonin e ardhshëm ka thënë agjenti i sllovakut, Juraj Venglos.
Milani është nga klubet që po kërkon shërbimet e Hamsik në dy vitet e fundit, mirëpo presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e ka bindur lojtarin të qëndrojë pasi ka premtuar forcimin e skuadrës.
Marek e do Napolin dhe ai mund të bëhet një simbol i ekipit, të cilit i ka shërbyer për shumë vite.
De Laurentiis dëshiron të sigurohet se klubi po vazhdon të piqet dhe në sezonin e ardhshëm do të luftojë për Scudetto. Marek e beson këtë dhe ai përfundimisht do të qëndrojë te Napoli, ka thënë agjenti për Radio Crc.