10 Maj 2025

Hamsik mendon largimin

Torino, 19 shkurt - Grabitja me armë ndodhur ditën e dielë në Napoli pas ndeshjes me Sampdorian duket se i ka lëkundur pozitat e Marek Hamsik në klubin axurr.

Sipas asaj që shkruan \"TuttoSport\", mesfushori sllovak nuk i ka kërkuar shpjegime drejtuesve për çka ka ndodhur por po mendon largimin merkatos e ardhshme.

Për Hamsik, i cili ka një kontratë me Napolin deri në vitin 2016 dhe që përfiton 1.8 milionë euro në sezon janë në lojë disa prej klubeve më me emër në Europë si: Paris Saint Germain, Chelsea, Manchester City dhe United, ndërsa në Itali skuadra që interesohet më shumë për sllovakun është Juventus.

Marek Hamsik do të ishte mesfushori i avancuar ideal për skemat e Antonio Contes, por vlera e Hamsik sipas Napolit është plot 32 milionë euro

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)