Hamburgu nuk heq dorë nga Shaqiri

Hamburg, 18 korrik - Hamburg dëshiron të ngutet për t′i siguruar shërbimet e Xherdan Shaqirit, për t′u ikur konkurentëve italianë të cilët ndodhen më pranë tij pasi vetë Shaqiri ka shprehur dëshirën për të luajtur në Itali.
Sipas shtypit gjerman, Hamburg planifikon ta transferojë sa më shpejt 19-vjeçarin, i cili kërkohet nga klubet e Serie A, Lazio, Roma e Fiorentina.
Mirëpo, për përfaqësuesin zviceran, interesim kanë shfaqur edhe disa skuadra angleze si Liverpool, Manchester United e Tottenham, por edhe ato gjermane, Bayern Munchen e Borussia Dortmund. Baseli e vlerëson mesfushorin ofanziv kosovar rreth 10 milion euro