Hakimi nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me PSG
Paris, 7 korrik - Klubi francez Paris Saint Germain (PSG) ka njoftuar se Achraf Hakimi u largua nga Inter Milan dhe nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me PSG.
"Paris Saint-Germain ka nderin të njoftojë ardhjen e Achraf Hakimit", thuhet në deklaratë.
Gjithashtu thuhet se marokeni 22-vjeçar, i cili luan si mbrojtës i djathtë dhe gjithashtu ka shtetësinë spanjolle, nënshkroi një kontratë me klubin francez deri më 30 qershor 2026.
Hakimi erdhi në Inter Milan në vitin 2020 nga Real Madridi dhe u bë një nga lojtarët kryesorë pasi ndihmoi skuadrën të fitonte titullin italian me 7 gola dhe 11 asiste.
Nga 2018 deri në 2020, Hakimi luajti si huazim tek Borussia Dortmund. Ai luajti 36 ndeshje për kombëtaren e Marokut dhe shënoi 4 gola.