Guarin mbetet në Inter
Milano, 17 maj - Futbollisti kolumbian Fredy Guarin, do të mbetet në Giuseppe Meazza dhe nuk do të kthehet tek Porto, thotë agjenti i tij Marcelo Ferreyra.
Futbollisti Guarin është anëtar i Portos, por nga Janari i 2012 u huazua tek skuadra e Interit.
Ai padyshim do të luaj sezonin e ardhshëm në Itali me Interin, pasiqë Interi dhe Porto kanë rënë dakord për transferimin e tij që do ti kushtojë Interit 12.5 milionë euro.
Guarin për shkak të një lëndimi i mungoi Interin tre muajt e parë, ndërsa më vonë tregoi aftësitë e tij dhe me sa dukej ia mbushi mendjen trajnerit Andrea Stramaccioni për blerjen e kolumbianit.
Guarin para se të transferohej tek Porto ka qenë pjesë e francezëve të Saint - Etienne.