10 Janar 2025

Guardiola, trajneri më i mirë në 5 vjetët e fundit

Berlin, 5 korrik - Edicioni sportiv i gazetë gjermane Bild, ka shpallur ish-trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola për trajnerin më të mirë në botë në pesë vjetët e fundit.

Gazeta përkujton se Barcelona me Guardiolën në krye për katër vjet ka fituar 14 trofe të pabesueshëm, kurse nën drejtimin e tij Lionel Messi është shpallur tri herë rresht futbollisti më i mirë në botë.

Vendin e tretë dhe të katërt sipas përzgjedhjes së gazetës gjermane e kanë zënë trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, dhe ai i Kombëtares spanjolle Vicvente del Bosque.

Mourinho në pesë vjetët e shkuar ka fituar trofeun FA Cup me Chelsean, dy tituj të kamionit të Italisë me skuadrën e Interit, një kup të Italisë dhe ligën e kampionëve po ashtu me Interin, si dhe këtë me Real madridin titullin e kampionit të Spanjës dhe atë të Kupës së Spanjës. 

Del Bosque, ndërkaq, ka udhëhequr kombëtare spanjolle drejt titullit të kampionit të botës dhe së fundmi edhe të Evropës.

Pas këtyre treve, në listë janë gjendur edhe Alex Ferguson, Oscar Tabarez, Jürgen Klopp, Roberto Mancini, Diego Simeone, Frank de Boer dhe Joachim Löw.    që përflitej tash e disa ditë për Interin u bë realitet.

Portieri slloven Samir Handanoviq, i cili aktualisht është i lidhur me kontratë me Udinesen, do të kalojë në Inter për shumën prej 11 milionë eurove.

Sipas informatave nga mediet italiane, dy klubet tashë kanë arritur marrëveshje dhe tash mungon vetëm edhe nënshkrimi formal i Handanoviqit. Pas këtij zhvillimi të ri, ashtu siç edhe është paralajmëruar, sigurisht se portieri i deritashëm Julio Cesar do të largohet nga Interi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)