Guardiola refuzon 22 milionë euro në vit nga Katari
Doha, 24 shkurt - Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola ka refuzuar një mega ofertë nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Katarit që të drejtojë përfaqësuesen e tyre.
Bëhet fjalë për një kontratë 8 vjeçare deri në vitin 2022, me një pagë vjetore prej 22 milion euro në sezon, madje duke e liruar atë nga tatimet ndaj shtetit.
Në rast se do të pranonte ofertën, Guardiola do të siguronte gjithsej 176 milionë euro.