26 Dhjetor 2024

Guardiola paralajmëron fundin e karrierës së tij

Manchester, 4 janar - Trajneri i klubit anglez të futbollit Manchester City, Pep Guardiola, paralajmëroi një pushim në karrierën e tij dhe shtoi se nuk do të udhëheqë City-n për një kohë të gjatë.

Guardiola para mediave britanike ka folur në lidhje me planet e karrierës.\"Do të vazhdoj të punojë në Manchester City tre sezonet e ardhshme, ose ndoshta pak më gjatë\", shpjegoi strategu 45-vjeçar Guardiola, i cili tha se po i afrohet viteve të fundit të karrierës së tij si trajner.

Ai theksoi se është duke u përgatitur që të dalë në pension.

\"Tashmë po e ndiej se ka filluar procesi i lamtumirës. Jam i sigurt se kam ardhur në fund të karrierës si trajner. City do të jetë një nga ekipet e fundit që do ta udhëheq\", ka thënë Guardiola, i cili nuk ka ndërmend që në pleqërinë e tij të ulet në stol.

Guardiola karrierën si trajner e ka filluar në Barcelonë, dhe për katër sezone ka fituar tre kampionate. Spanjolli në Bayern Mynih kaloi në vitin 2013, ku vazhdoi të korrë suksese ndërsa pas fitores së Super Kupës së UEFA-s në fillim të sezonit ai u transferua në Manchester City.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)