Guardiola: Nuk i kërkoj falje askujt
Barcelonë, 7 dhjetor - Pep Guardiola, tekniku i Barcelonës, mbrohet pas polemikës që shpërthyen pas një favori të supozuar nga Federata Spanjolle për të mos zhvilluar ndeshjen në fushën e Osasunës.
Nuk duhet ti kërkoj falje askujt. Nuk i kuptoj këto polemika\", tha Guardiola. Vendi sipas tij po kalon një problem të jashtëzakonshëm.
\"Në ora 19.00 të së premtes më komunikuan, se kontrollet e avionëve ishin në grevë. Kemi qenë mes atyre 400 mijë të dëmtuarve. Federata na tha se nëse nuk do të mund të niseshim me avion, do të shtynte ndeshjen. e dimë se si funksion në këtë vend dhe kur federata ndjeu presionin, u nisëm sepse preferonim të merrnim tri pikët.
Barcelona më pas fitoi 3-0.