Guardiola mohon kalimin te Chelsea
Barcelonë, 28 prill - Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka distancuar veten nga spekulimet që e lidhin atë me një kalim te Chelsea, pasi konfirmoi largimin e tij nga Camp Nou.
Unë kurrë nuk jam takuar me Abramovichin ose me ndonjë zyrtar tjetër të Chelseat. Unë nuk jam i interesuar tani për tani që të drejtoj ndonjë ekip. Dëshira ime është të bëj gjëra tjera, ndoshta në të ardhmen unë do të kthehem në stol, por nuk e di për momentin.
Unë nuk kam asgjë për të dëshmuar, unë nuk jam i interesuar që ta dëshmoj veten jashtë Spanjës, pasi do të qëndroj larg futbollit, është shprehur Guardiola.