Guardiola: Messi, vendimtar për Barcelonën
Barcelonë, 16 gusht - Lionel Messi do te jete perseri vendimtar per Barcelonen ne sezonin e ri. Keshtu eshte shprehur trajneri i kampioneve te Spanjes Pep Guardiola ne lidhje me futbollistin argjentinas.
Talenti i këtij te fundit nuk eshte vene asnjehere ne dyshim, por deshtimi gjate Boterorit 2010 me kombëtaren e Argjentines mund te ndikoje negativisht ne performancen e tij me Barcelonen.
Por Guardiola nuk ka asnjë dyshim qe Messi do te vazhdoje te jete shume i rendesishem per kampionet spanjolle.
Kombetarja eshte dicka tjeter ne krahasim me nje skuader klubi dhe Messi ka treguar gjithmone se sa i rendesishem eshte per ekipin tone. Degjoj shume gjera, por nuk kam asnjë dyshim qe ai do te jete perseri vendimtar per ne, ka bere te ditur trajneri spanjoll.
Objektivi i Barcelones ne kete sezon eshte mbrojtja e titullit kampion, por, gjithcka behete me e veshtire me fuqizimin e rivaleve te perjetshem te Realit te Madridit, qe me uljen ne pankine ne Jose Mourinho do te kerkojne te marrin revanshin ndaj skuadres Guardioles.
Asnjehere nuk ka qene e lehte, por ashtu si sezonet e fundit ne i kemi te gjitha mundesite te fitojme. Nuk dua te flas per Realin. Une mendoj dhe besoj te futbollistet e mi, ka përfunduar Pep Guardiola, i cili ne kete sezon do te kete nje arme me shume si David Villa, i cili u transferua ne Camp Nou pasi u largua nga Valencia.