Guardiola mes Brazilit dhe Milanos
Milano, 14 gusht - Edhe pse Josep Guardiola ka thënë qartë se këtë sezon do e bëjë pushim, zërat e merkatos që e shohin katalnasin në stolin e klubeve të ndryshme vazhdojnë të qarkullojnë në mediat ndërkombëtare.
Pas dështimit të Brazilit në finalen e Londër 2012, shtypi karioka publikon se Federata Braziliane e Futbollit e sheh ish teknikun e Barcelonës si zëvendësuesin e Mano Menezes dhe si çelësin e suksesit për në \"Brazil 2014\".
Nga ana tjetër, duke marrë parasysh se ka blerë një shtëpi në Milano, sipas \"Corriere della Sera\", kjo është një shenjë e qartë se Milani ose Interi janë kandidatë kryesorë për shërbimet e tij në një të ardhme shumë të afërt.
Guardiola u largua nga drejtimi i Barcelonës pas përfundimit të sezonit të shkuar. Trajneri më i suksesshëm i historisë së klubit blaugrana theksoi në konferencën e lamtumirës se qëndrimi për katër vite në një klub të madh ku ushtrohet shumë presion është i lodhshëm. /albeu.com/