Guardiola kërkon portierin Neuer
Manchester, 4 mars - Pep Guardiola kërkon të marrë dhe Manuel Neuer me vete te Manchester City.
Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik Daily Mirror, sipas të cilit, tekniku 45-vjecar kërkon që të ketë në dispozicion te Citizens një portier që të dijë të luajë me këmbë dhe personi ideal është pikërisht futbollisti i Bajernit të Mynihut dhe përfaqësueses gjermane.
Gjithnjë sipas Mirror, Guardiola nuk ka ndërmend të tradhëtojë stilin e tij të lojës dhe është i vendosur që të sjellë te Manchester City një portier që në momente të caktuara të bëjë edhe rolin e qendërmbrojtësit, një profil që e plotëson në mënyrë perfekte portieri kampion i botës.
Manuel Neuer, 29 vjeç, ka një kontratë me Bajernin e Mynihut deri në vitin 2019 dhe te Manchester City është shprehur gatishmëria që t\'i ofrojnë një kontratë me dyfishin e pagës që ai merr te Bajerni për ta bindur atë që të vijë të mbrojë portën e skuadrës angleze.
Mësohet se shifra e saktë që drejtuesit e Citizens po mendojnë t\'i ofrojnë Manuel Neuer është 387 mijë euro në javë.