Guardiola ka bërë gati 100 milionë funta për Messi
Manchester, 5 mars - Pep Guardiola ka bërë gati 100 milionë funta për pesë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin, i cili është prioriteti kryesor i spanjollit për afatin kalimtar të verës.
Sipas Daily Record kështu, Messi do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Bisedimet për rinovimin e kontratës mes Messit e Barcelonës kanë ngecur dukshëm dhe Pep Guardiola dëshiron të shfrytëzojë këtë situatë për ta transferuar argjentinasin në Premierligë.
Drejtuesit e klubit anglez besojnë se Guardiola mund ta bindë Messin që të provojë një aventurë të re, të cilin do ta bëjnë lojtarin më të paguar në histori, duke i ofruar 500 mijë funta në javë.