Guardiola: Jam lodhur nga fjalët për rinovim
Barcelonë, 26 shkurt - Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, i ka përshkruar spekulimet për të ardhmen e tij si të lodhshme, para derbit që katalanasit presin te Atleico Madridi të dielën.
Kontrata ime është bërë çështje e lodhshme. Kur do të ketë ndonjë ndryshim, do tiu njoftoj.
Janari ishte muaj i vështirë për ne, por në përgjithësi ishim në nivel të mirë. Ne kemi luajtur me ritëm të lartë së fundmi, u shpreh Guardiola.