Guardiola i fokusuar te Leverkuseni
Barcelonë, 14 shkurt - Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka deklaruar se nuk shqetësohet nga kritikat pas humbjes nga Osasuna, dhe se është i fokusuar në takimin e Ligës së Kampionëve kundër Bayer Leverkusenit.
Pas humbjes prej 3-2 në Reyno de Navarra, Blaugranët kanë mbetur dhjetë pikë prapa Real Madridit në garën për titullin e La Ligas, ndërsa trajneri ka marrë kritika për përzgjedhjen e lojtarëve.
Guardiola ka thënë se i ka pritur kritikat e tilla pas humbjes, porse nuk është edhe aq i shqetësuar nga fjalët, por ndjehet keq që skuadra e tij ka humbur.
Ai ka theksuar se është i fokusuar te përballja e të martës mbrëma ndaj Bayer Leverkusenit.