Guardiola do ta huazojë Shaqën në tjetër ekip
Munchen, 18 maj - Kampioni gjerman dhe finalisti i Ligës së Kampioneve, Bayern Munchen, pritet që ta largoj nga skuadra e saj yllin kosovar, Xherdan Shaqiri.
Sipas portalit të njohur zviceran, fusball.ch, bavarezët do të largojnë Kubin Magjik në formë huazimi për një sezon pasi nën urdhrat e Pep Guardiolas, Xherdani nuk pritet të ketë minutazh të mjaftueshme.
Për shërbimet e Xherdanit, interesim kanë shprehur tri skuadra të njohura në Bundesligë, si Dortmund, Moenchegladbach dhe Frankfurt, ndërsa në Angli interesim për Shaqën, ka shprehur Liverpool.
Që prej transferimit në Bayern, Xherdani ka luajtur në 37 ndeshje në të gjitha garat, ku ka arritur të shënojë tetë gola dhe ka qenë asistues në 13 të tjerë.