Guardiola dhe Suarez se shpejti në Milano
Milano, 8 nëntor - Milan po tenton ti besojë timonin e drejtimit ish teknikut të Barcelonës, Pep Guardiola dhe të sjellë në skuadër emra të mëdhenj.
Për të arritur këtë objektiv Administratori i Deleguar i kuqezinjëve, Adriano Galliani po tenton të punojë larg zhurmave mediatike, me synimin për të ringritur Milanin.
Siç asaj që raporton "La Gazzetta dello Sport", kuqezinjtë kanë nisur bisedimet me agjentët e FIFA-s Riso dhe Branchini, me vëllain e Guardiolas, gjithashtu edhe me sulmuesin uruguajan të Liverpool, Luis Suarez.
Transferimi i tij në Itali duket shumë i mundshëm, shton e përditshmja sportive italiane, duke e mbyllur shkrimin se pavarësisht përgënjeshtrimeve insituese të Gallianit, spekulimet medatike pas kuintave bazohen në një të vërtetë.