Guardiola dhe Mourinho kandidatë për Anglinë
Londër, 3 mars - Jose Mourinho dhe Pep Guardiola janë pjesë të interesimit urgjent të kombëtares angleze para kampionatit europian, Euro 2012.
The Guardian raporton se FA nuk dëshiron të nxitohet për të marrë ndonjë strateg pa përvojë dhe dëshiron që denjësisht të pëfaqësohet në Euro.
Sidoqoftë, spekulimet janë rritur kohëve të fundit, pasi Mourinho ka vizituar Londrën dhe Guardiola nuk ka rinovuar ende për Barçën, e që sipas mediave angleze mund ta shohë ndonjë prej strategëve në stolin e Wembleyt.