Guardiola dëshiron ta drejtojë Interin
Barcelonë, 25 janar - Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona beson se trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola dëshiron ta lë ekipin aktual për ta drejtuar Interin në të ardhmen.
Kontrata e trajnerit spanjoll me klubin katalunas skadon në fund të sezonit, ndërsa ai ende nuk e ka marrë vendimin për vazhdimin eventual të saj.
Mendoj se nëse Guardiola e lë Barcelonën, ai dëshiron ta marrë në dorë Interin. Ai do të marrë oferta nga e gjithë bota. Pep është trajner i shkëlqyeshëm dhe e ka fatin të punojë me lojtarët më të mirë në botë në Barcelonë, theksoi trajneri argjentinas në një intervistë për El Economista.